Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Mbrojtësi kuqezi kontratë 5-vjeçare me Romën, 1.5 milionë euro në sezon

Mbrojtësi kuqezi kontratë 5-vjeçare me Romën, 1.5

Gjithçka është gati! Marash Kumbulla do të jetë futbollisti më i ri i Romës. Mbrojtësi kuqezi i lindur në vitin 2000 do të shkojë në kryeqytet këtë pasdite, rreth orës 16.35 me një fluturim të drejtpërdrejtë nga Verona.

Kumbulla do të firmosë sot zyrtarisht kontratën e re. Në mënyrë befasuese, verdhekuqtë dogjën konkurrencën e Inter dhe Lazio me një ofertë të pa rezistueshme për presidentin e Verona:

Med8iat italiane shkruajnë se 31 milionë euro në total llogaritet kosto e këtij operacioni, 23 milionë euro shkojnë për huazimin e tij me detyrim blerje verën e ardhshme.

Në këtë marrëveshje është përfshirë edhe kartoni i Cetin i cili do të transferohet përfundimisht te Verona, aktualisht është në formë huazimi, kartoni i mbrojtësit turk vlerësohet me 7 milionë euro.

Gjithashtu, Roma ka vendosur në dispozicion të Verona edhe kartonin e një lojtari nga sektori i të rinjve. Kumbulla do të firmos një kontratë 5-vjeçare nga ku do të përfitoj 1,5 milion euro në sezon plus bonuse.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore