Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Mbappe thyen rekordin e Messi-t, lojtari më i ri që arrin 30 gola në Champoins

Mbappe thyen rekordin e Messi-t, lojtari më i ri që arrin 30 gola

Kylian Mbappe u bë lojtari më i ri në moshë që arrin 30 gola në Ligën e Kampionëve pasi Paris St-Germain e mbyll Grupin A me një fitore ndaj Club Brugges.

Francezët ishin të kualifikuar në fazën eliminatore në vendin e dytë, pas Manchester Cityt, ndërsa humbja e lë Brugges-in në fund të tabelës.

Mbappe e mbylli lojën brenda shtatë minutave, duke shënuar dy herë radhazi për vendasit. Lionel Messi gjithashtu shënoi dy herë ndërsa Brugge shënoi golin e nderit.

Goli i parë i Mbappe erdhi pas 72 sekondash. Dy golat e shënuar e çuan atë në kuotën e 31 golave në kompeticionin elitar të Europës, duke kaluar pikën historike të 30 golave në moshën 22 vjeç e 352 ditë për të kaluar Messin, i cili ishte 23 vjeç e 131 ditë kur arriti këtë objektiv.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Leipzig mposhti 2-1 Manchester City-n dhe mori biletën që e çon në Europa League. Golat u shënuan për vendasit nga Szoboszlai dhe Silva An, ndërsa për anglezët shënoi Mahrez.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore