Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Mbappe flet me admirim për Bayernin: Më kërkojnë të luaj atje…

Mbappe flet me admirim për Bayernin: Më kërkojnë të

Kylian Mbappe ka folur me superlativa për Bayern Munich, ndërsa zbulon se Lucas Hernandez e ka nxitur atë që të bashkohet me gjigandët e Bundesliga. Mbappe ka qenë i lidhur shumë me një transferim të kushtueshëm te Real Madridi, pasi nuk ka arritur ende një marrëveshje rinovimi me PSG.

Sidoqoftë, 22-vjeçari thotë se Hernandez është përpjekur ta bindë që të zgjedhë një rrugë tjetër, ndërsa ishin të dy me detyra ndërkombëtare te Franca. Duke folur për “SportBild”, ylli francez shprehu admirimin e tij për klubin bavarez:

“Lucas Hernandez më tha që të vija në Mynih për të luajtur me Bayernin. Bavarezët kanë një nga pesë klubet më të mira në botë. Gjithkush vetëm mund t’i përgëzojë për mënyrën se si arrijnë ta ruajnë cilësinë në skuadër çdo vit. Ata thjesht e dinë se çfarë bëjnë.

Tani, Boateng dhe Alaba janë larguar, por Upamecano, i cili është një mbrojtës i shkëlqyeshëm, ka ardhur te Bayerni. Atje kanë një koncept të qartë, që i bën një klub të shkëlqyeshëm. Bavarezët janë gjithmonë favoritë për çdo trofe. Kësisoji, gjithmonë do të duhet të fitoj kundër Bayernit në të ardhmen, nëse dua të fitoj trofe.

E ardhmja ime? Në futboll, kurrë nuk e dini se çfarë do të ndodhë. Por, aktualisht jam shumë i lumtur me statusin që kam”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore