Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Mbappe dhe Ronaldo, dy "bombat" e merkatos

Mbappe dhe Ronaldo, dy "bombat" e merkatos

Ylli i futbollit, sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe, pritet të jetë epiqendra e merkatos kësaj vere dhe mundësitë janë që ta shikojmë larg Parisit.

Por largimi i tij tek Real Madrit, aty ku po përflitet, do të sillte një tjetër lëvizje bombë, afrimin e Ronaldos tek PSG.

Sipas “Tuttosport”, në rast se kampioni i botës me Francën do të transferohet te Real Madrid, atëherë PSG do ta zëvendësojë 22-vjeçarin me Cristiano Ronaldon.

Ylli portugez ka treguar një formë të shkëlqyer për Juventusin, që kur u zhvendos nga Real Madrid, një lëvizje 100 milionë paund në 2018, ndërsa ka shënuar 97 gola.

Sidoqoftë, dështimi i Juventusit për të fituar Ligën e Kampionëve në tre sezonet e Ronaldos në Itali, ka ngritur pikëpyetje mbi të ardhmen e 36-vjeçarit me 'Zonjën e Vjetër'.

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici pohoi muajin e kaluar se nuk ka dyshim se Ronaldo përfaqëson të ardhmen e Juventusit.

"Kjo më bën të qesh, kurrë nuk do të kisha menduar që Ronaldo mund të vihej për diskutim", tha ai për Sky Sports Italia në mars. "Ne po flasim për një lojtar i cili është shënuesi më i mirë aktual në Serie A dhe ka fituar pesë çmime të Topit të Artë. Ai tashmë ka fituar shumë tituj me ne dhe është privilegj ta kemi atë në skuadrën tonë.”

Mbappe, ndërkohë, ka 122 gola në 162 paraqitje për PSG që kur u bashkua me ta nga Monaco në 2017, dhe ka fituar tre tituj të Ligue 1 me klubin parizien.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë me yjet e futbollit europian./Gazeta SHQIP

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore