Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Mbappe dhe makthi i Botërorit: ja si turpërohet nga tifozët e Argjentinës në NBA (VIDEO)

Mbappe dhe makthi i Botërorit: ja si turpërohet nga tifozët e

Nuk ka paqe për Kylian Mbappé. Humbja në finalen e Kupës së Botës kundër Argjentinës ende djeg dhe disa tifozë të Albiceleste-s e kanë parë të arsyeshme të vënë gishtin në plagë.

I apasionuar pas basketbollit, Mbappé ndoqi ndeshjen e NBA mes Brooklyn Nets dhe San Antonio Spurs në ‘Barclays Center’ në Nju Jork së bashku me shokun e skuadrës Achraf Hakimi. Një mbrëmje argëtuese që pa njujorkezët të fitojnë 139-103 falë paraqitjeve të shkëlqyera të dyshes yjore Durant-Irving.

Mbrëmja argëtuese jashtë Europës u kthye në një makth për Mbappé, i cili gjatë ndeshjes u vu në shënjestër të një grupi të madh tifozësh argjentinas, të cilët kënduan pa pushim këngën e famshme ‘Muchachos’, kolona zanore e njohur e kampionëve argjentinas në Kupën e Botës në Katar.

Një kujtim i dhimbshëm për asin francez, i cili pak kohë më parë deklaroi se nuk do ta përtypë kurrë humbjen ndaj Messit dhe shokëve të tij për mënyrën se si erdhi.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore