Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Mbappé dhe CR7 zgjodhën paratë që Real Madrid nuk mundi dhe as nuk donte t’ua jepte

Mbappé dhe CR7 zgjodhën paratë që Real Madrid nuk mundi

Javë pas jave, Kylian Mbappé monopolizon vëmendjen. Atij i pëlqen ky rol, kjo është e vërtetë dhe duket. Në disa raste, të qenit në qendër të gjithçkaje kërkohet nga vetë futbollisti, si për shembull kur kujton ‘të kaluarën’ e tij si fans i Real Madridit dhe atë ëndërr që mund t’i realizohej, por që vetë këmbënguli të mos e përmbushte.

Strategjia e francezëve është më se e njohur. Nuk është diçka e re, por këtë herë nuk do të gjejë bashkëfajësinë e Real Madridit. Tani ka dyshime nëse Mbappe vërtet nënshkroi për dy sezone, plus një tjetër, sipas zgjedhjes së tij apo të klubit pariziano-katar. Llogaritë janë të qarta. Sapo shfaqet sërish vera, flitet sërish për interesin e Real Madridit, zgjatet xhaloja e kështu me radhë, derisa Mbappe të ngjitet sërish në majën e “Parc des Princes” me një kontratë të re.

Situata ka ndryshuar shumë. Kampioni i botës zgjodhi, duke ushtruar të drejtën e tij, por pasojat janë aty. Nuk po flasim për moralin, është thjesht një zgjedhje ekonomike. Vetëm ai e di nëse është penduar që e ka bërë apo jo, por askush nuk do t’i paguajë 150 milionë euro bruto në sezon. Pa harruar bonusin e famshëm të nënshkrimit.

Asnjë ekip tjetër nuk do t’i afrohet asaj shifre, as kërkesave të tij, as nuk do të bjerë në strategjinë e hartuar në mënyrë që nga Katari të përfundojnë duke vendosur të gjithë zërat e mundshëm në një kontratë nga e cila Mbappé, edhe nëse lirohet më 30 qershor 2024, askush nuk do të guxojë t’i afrohet sërish.

Vendimi i tij është marrë në maj dhe do ta shoqërojë për të gjithë jetën sportive, mirë apo keq. Ishte një çështje shifrash, parash, siç ishte në kohën e tij ajo e Cristiano Ronaldos dhe Real Madridit. Ai kërkoi më shumë euro, por drejtuesit e bardhë as nuk mundën dhe as nuk donin të hynin në një “ankand” që përfundoi me portugezin te Juventusi dhe tani te Manchester United.

Këto janë momente, vendime të kuptueshme. Më 2017, Mbappé ishte 18 vjeç dhe konkurrimi te Real Madridi me Bale, Benzema dhe Cristiano Ronaldo në formë të lartë mund të dukej si një sfidë e pamundur. Pesë vite më vonë ata kanë lënë një gjurmë strategjie, që kurrë nuk do të mund të fshihet.

Për francezin do të jetë më se e vështirë të largohet një ditë nga Parisi. Portugezi e kishte Real Madridin, por e la për para, francezi mund ta kishte fanellën e bardhë, por u tërhoq për të njëjtën arsye. Pra, paratë vendosin shumë në futbollin e sotëm.

Klubi madrilen do të vazhdojë të ndjekë filozofonë e tij. Ai nuk do të presë asgjë nga Mbappé apo Haaland, pavarësisht se sa klauzolë ka norvegjezi. Nëse operacioni është i qartë dhe mund ta përballojnë, do të studiohet, por të bardhët nuk do të jetojnë në pritje.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore