
Marrëzi për të parë Messin, biletat në duart e mafias aziatike. "Fluturon" çmimi i biletave të Holandë-Argjentinë
Deri tani ka qenë një nga protagonistët absolutë të Botërorit të Katarit dhe për këtë ka shpërthyer “Messimania”. Tifozët vendas ishin prej kohësh të dashuruar me yllin argjentinas, por tani që e ka çuar Albiceleste në çerekfinale, të gjithë duan ta shohin atë “live”, në veprim.
Tifozët nga e gjithë bota, të cilët mbërritën në Doha për Kupën e Botës, duan të shikojnë ndeshjen e radhës mes Argjentinës dhe Holandës, sepse mund të jetë ndeshja e fundit me protagonistin amerikano-jugor. Çdo sfidë e Albiceleste përjetohet si një ngjarje unike dhe e jashtëzakonshme.
Aq e jashtëzakonshme është edhe shuma e kërkuar për biletë, për ndeshjen e radhës të kombëtares argjentinase. Konkretisht, një biletë për ndeshjen e radhës të Leo Messit shitet për 4500 euro, ose pesëfishi i çmimit zyrtar. Edhe kjo shumë, në çdo rast do të ishte e vogël, duke marrë parasysh popullaritetin e futbollistit.
Është një Botëror për të pasurit, është e kotë ta mohosh. Dhe Katari është bërë një park i madh argëtimi me futbollin si temë kryesore. Organizatorët kanë krijuar disa zona rekreative me restorantet më të njohura në botë. Edhe hotelet janë kryesisht ekstra-luksoze, me plazhe private për të garantuar praninë e klientëve me një fuqi të lartë blerëse.
Nga të gjitha këto po përfiton edhe mafia aziatike, e cila kontrollon shitjen e biletave. Një biletë për atë që mund të jetë ndeshja e fundit e Leo Messit me Argjentinën shitet për gati 5 mijë euro. “Paketa Premium”, e cila garanton edhe darkën në zonën e nderit, kushton mesatarisht 7500 euro.






“Neuer theu kodet”/ Kahn: Foli publikisht, na dëmton në një moment delikat
Historia e plotë >


Inteligjenca Artificiale: Agimi i një epoke të re që do të na shkundë
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

SKANDALI me korrupsionin/ Merret vendimi për Alda Klosin, ish-zyrtarja u...
Historia e plotë >
"Dorëheqja është detyrim"/ PD publikon spotin, ja kur do mbahet protesta...
Historia e plotë >
Këmbimi valutor 8 shkurt 2023/ Me sa blihen dhe shiten dollari e euro për ditën e sotme?

Bëhuni gati, acari ‘mbërthen’ Shqipërinë! Çfarë pritet të ndodhë me temperaturat ditën e nesërme

Këmbimi valutor 6 shkurt 2023/ Me sa blihen dhe shiten dollari e euro për ditën e sotme?
Aktualitet


Rekord temperaturash në veri të vendit/ Termometri shënon deri në -22 gradë
Historia e plotë >

