Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Mancini me plan B, përgatit rikthimin në Angli, nëse nuk shkon në Katar me Italinë

Mancini me plan B, përgatit rikthimin në Angli, nëse nuk shkon

Italia do të luajë shanset e kualifikimit për në Botërorin Katar 2022 në Play Off-in europian në muajin mars, teksa përballja e parë do të jetë ndaj Maqedonisë së veriut dhe nëse fiton, do të ketë finale e vërtetë me fituesen e çiftit Portugali-Turqi.

Në Botërorin e kaluar, të kaltrit dështuan pikërisht në Play Off përballë Suedisë dhe nuk ia dolën të përfaqësohen në Rusi 2018, ndaj ankthi dhe frika është rritur ndjeshëm edhe këtë herë, megjithatë trajneri Mancini është ai që ndihet disi më i qetë.

Nëse nuk ia del të shkojë në Katar me Italinë e tij, Mancini do të ketë mundësinë të rikthehet në Premier League, këtë herë për të drejtuar anën e kuqe të Manchesterit, pas një eksperience të suksesshme te City disa vite më parë.

Tekniku italian është në listën e preferencave të Manchester United, të cilët janë gati t’i ofrojnë një kontratë 3-vjeçare, por operacioni mund të realizohet vetëm nëse Italia nuk shkon në Botëror, pasi në këtë mënyrë Mancini mund të largohet menjëherë nga pankina e kaltër.

Por nëse Italia ia del të sigurojë biletën për në Katar, atëherë opsioni Mancini bie, pasi tekniku do të duhet të drejtojë skuadrën në Botërorin 2022 dimrin e ardhshëm dhe “djajtë e kuq” nuk mund ta presin kaq gjatë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore