Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Maldini merr në mbrojtje Donnarummën: Për formacionin dhe rinovimet nuk vendosin tifozët

Maldini merr në mbrojtje Donnarummën: Për formacionin dhe

Pas debatit të nxehtë mes ultrasëve të Milanit dhe portierit Giggio Donnarumma, për të qetësuar situatën ka ndërhyrë drejtori teknik i kuqezinjve, Paolo Maldini, i cili u ka kërkuar tifozëve të mos ndërhyjnë në çështje që nuk u përkasin atyre.

Legjenda e Milanit ka theksuar se sa i përket formacionit, gjithçka është kompetencë e trajnerit dhe sa u përket rinovimit të kontratave, është një çështje që merren drejtuesit e klubit, ndaj e ka quajtur të pavend ndërhyrjen e tifozëve. “Është e rëndësishme të bëjmë të qartë njëherë e mirë se askush nga jashtë nuk vendos kush luan e kush rinovon. Formacioni është kompetencë e trajnerit, ndërsa çështja e rinovimeve u përket drejtuesve të klubit. Tifozët e Milanit kanë qenë gjithmonë shembull, por ajo që ndodhi të shtunën paradite ishte e papranueshme, pasi në këto momente lojtarët tanë kanë nevojë për qetësi e përqendrim. Ne jemi këtu për të respektuar tifozët, por njëkohësisht për të mbrojtur lojtarët tanë”, deklaroi Maldini.

Pak orë para sfidës me Beneventon, një grup tifozësh të Milanit shkuan në qendrën stërvitore të skuadrës dhe kërkuan një takim me portierin Donnarumma. Për shkak të zërave të një transferimi të tij drejt Juventusit, ultrasët kuqezi i kërkuan portierit që të mos luajë fundjavën e ardhshme ndaj torinezëve, nëse nuk rinovon me Milanit.

Nga ana tjetër Donnarumma u konfirmoi tifozëve dëshirën për të qëndruar te Milani dhe theksoi se nuk ka asnjë negociatë të hapur me Juventusin, teksa mediat e pranishme raportuan se në fund gardiani 22-vjeçar u pa të largohej i përlotur.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore