Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Makina përplas Connor McGregor teksa pedalonte, ylli i UFC shpëton për qime (VIDEO)

Makina përplas Connor McGregor teksa pedalonte, ylli i UFC shpëton

Ish-kampioni i MMA-së, Konor MekGregor, është përplasur nga një makinë teksa i jepte biçikletës.

Gjendja e tij shëndetësore duket e mirë dhe pa probleme, teksa u shpreh se aftësitë e tij në dyluftime kanë bërë të mundur që ai të shpëtonte jetën.

"Sapo u godita nga mbrapa nga një makinë. Dielli e verboi, shoferi nuk më shihte dot. Më mori me shpejtësi. Faleminderit Zot nuk ishte koha ime. Faleminderit për përvojën time në mundje dhe xhudo gjithashtu. Fakti që kisha vetëdije se si të bazohesha, më shpëtoi jetën", shkroi McGregor në Instagram.

Autori i këtij aksidenti e ndihmoi menjëherë MekGregorin, duke e marrë me vete në makinë së bashku me biçikletën dhe duke e dërguar në spital.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore