Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Magji e Rafa Mir, Sevilla fiton dhe i afrohet Realit kryesues

Magji e Rafa Mir, Sevilla fiton dhe i afrohet Realit kryesues

Një eurogol i Rafa Mir i mjaftoi Sevillas për të fituar 1-0 kundër Getafes. Ekipi i Julian Lopeteguit po zhvillon një kampionat fantastik dhe po garon me Real Madrid për titullin kampion.

Minuta e 22-të, veprim i bukur në krahun e djathtë nga ana e Lucas Ocampos dhe gol me finte i Rafa Mir. Tifozët e pranishëm në “Sanchez Pizjuan” në festë dhe rrjeta e gjashtë sezonale në kampionat për golashënuesin më të mirë të Sevillas.

24-vjeçari gjeti rrugën e rrjetës edhe në minutën e dhjetë, por goli u anulua për pozicion të parregullt. Rafa Mir iu anulua një tjetër gol në minutën e 49-të (pozicion i parregullt), teksa e njëjta gjë ndodhi dhe me Matën e Getafes (43’).

Papu Gomez dhe Ivan Rakitic iu afruan golit të dytë në pjesën e dytë, por takimi nuk prodhoi më gola. Sevilla mban vendin e dytë në renditje, me pesë pikë dhe një ndeshje më pak se Reali kryesues.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore