
"Ma kanë rrahur babain në burgjet serbe"/ Granit Xhaka flet pas ndeshjes për mediat britanike: Plagët janë të thella
Mbrëmjen e djeshme, Zvicra fitoi 3 me 2 me Serbinë në grupin G të Kupës së Botës, me helvetët që lënë jashtë kompeticionit serbët.
Shqiptarët Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka mposhtën për herë të dytë Serbinë, gjatë ndeshjes së mbrëmshme e cila u mbajt në Doha.
Ndeshja në Botërorin e Katarit solli emocione të forta edhe për tifozërinë shqiptare, teksa pas fitores pati edhe tension mes Granit Xhakës dhe futbollistëve serbë.
Ndërkohë për gazetën prestigjoze britanike “The Guardian”, Xhaka foli edhe për vuajtjet e familjes së tij, që e cila i ka dhënë një shtysë të madhe motivimi në përballjen me Serbinë.
Xhaka tregoi se në kohën e ish-Jugosllavisë, të atin e kishin arrestuar si pasojë e pjesëmarrjes, në demostrata kundër qeverisë qendrore komuniste në Beograd.
Mesfushori shqiptar Granit Xhaka madje tregoi se në burgjet e serbëve, ai dhunohej, duke shtuar akoma më shumë urrejtje ndaj palës serbe.
“Për aq sa e di, muajt e parë në burg ishin në rregull. Por më pas nisën ta rrihnin. Si i biri i tij, historia është diçka që më prek te thellë është përnjëmend, përnjëmend në zemrën time. Për ta përshkruar babain tim si duhet, duhet që përnjëmend ta kuptoni mirë. Ai ishte një kosovar krenar dhe mendonte se kosovarët kishin të drejtën të ekzistonin. Ai po ngrinte krye për të drejtat e tyre dhe ato ishin të drejta bazike demokratike nevojat, të tilla si e drejta për të votuar”,- u shpreh Graniti, për të atin.




Granit Xhaka: Krenar që luaj me Zvicrën, por gjaku im është nga Kosova
Historia e plotë >




Si po e ri-formaton Evropën Giorgia Meloni
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Eksperti i sigurisë plas BOMBËN: Brenda QSUT shpërndahet drogë
Historia e plotë >
Nga 20 prilli SHQIPTARËT lëvizin PA VIZA edhe në këtë shtet
Historia e plotë >
Lajm i mirë për studentët/ Ministrja Kushi: Për herë të parë do kenë të drejtë të marrin...

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja në Shqipëri? Njihuni me këmbimin valutor për sot

Dominim i motit të kthjellët dhe rritje e temperaturave, parashikimi i motit për sot
Aktualitet

Aksident i rëndë në rrugën e Kombit/ VDES drejtuesi, përmbyset kamioni
Historia e plotë >


