Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

“Lypja rrugëve”/ Lojtari i Barcelonës rrëfen fëmijërinë e dhimbshme: Jam rritur mes krimit dhe drogës

“Lypja rrugëve”/ Lojtari i Barcelonës rrëfen

Rafinja është një nga lojtarët e fundit që iu bashkua Barcelonës në merkaton e verës dhe shihet si një talent premtues.

Së fundmi ai ka bërë një rrëfim të veçantë për rrjetin mediatik “UOL Esporte” në Brazil, duke treguar se si ishte fëmijëria e tij.

Ai ka treguar një histori të dhimbshme, si e shumë fëmijëve të tjerë brazilianë, të cilët janë rritur nëpër lagje problematike, ku nuk është e lehtë t’u shmangesh veseve e ngatërresave.

“Në fakt do të ishte e padrejtë të thuash se kam qenë i uritur në jetën time, prindërve të mi nuk u mungonte kurrë ushqimi në shtëpi. Thënë kjo, shpesh pas stërvitjes, ndaloja në rrugë dhe u kërkoja njerëzve të më blinin diçka për të ngrënë.

Kishte nga ata që më ndihmonin, të tjerë më thoshin rrugaç, vagabond. Nuk kishte asgjë për të bërë, e vetmja gjë që bëja ishte të prisja që të vinte autobusi që të më çonte në shtëpi ku mund të ushqehesha. Asokohe kujtoj se isha 12-14 vjeç”, ka rrëfyer braziliani.

Në këtë kuptim, Rafinja tregon se: “Fillimet e mia janë të vështira, por doja të përmbushja ëndrrën time. Më duhej të shkoja të stërvitesha në një vend larg shtëpisë. Isha 8-9 orë larg nga shtëpia. Mezi më mjaftonin paratë për autobusin, nuk fusja gjë në gojë për 8-9 orë”.

Përtej këtij episodi, sulmuesi nga Porto Alegre detajon gjithashtu se si ishte jeta e tij në Restinga, një lagje në pjesën jugore të kryeqytetit të Rio Grande do Sul.

“U rrita në një komunitet ku krimi dhe trafiku i drogës ishin përditshmëri e zakonshme, por isha i fortë për të mbajtur fokus intim: të bëhesha futbollist. Nëse sot flasin për ‘magjinë’ time në futboll, them… kjo është magjia e vërtetë, që iu shmanga rrugës dhe veseve”.

Sulmuesi i krahut i Barçës e pranon se nuk ishte e lehtë të shmangie komunitetin ku jetonte.

“Gjatë adoleshencës sime, në lagjen time,kishte shumë mundësi të tjera për të siguruar një pasuri të shpejtë. Shumë nga shokët e mi të fëmijërisë humbën në botën e krimit dhe të trafikimit të drogës…

Ishin shokë të talentuar, më të mirë se unë në futboll, por që iu futën një biznesi tjetër”, ka rrëfyer Rafinja

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore