Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Lukaku shpëtimtari i Interit, ka derbi për Kupën e Italisë

Lukaku shpëtimtari i Interit, ka derbi për Kupën e Italisë

Romelu Lukaku çon Interin në çerekfinale të Kupës së Italisë. Bomberi  zikaltër realizoi golin e fitores përballë Fiorentinës në “Artemio Franchi”, ku u deshën 120 minuta lojë për të përcaktuar skuadrën fituese.

Një krosim i saktë i Barellas në minutën e 119-të gjeti kokën e Lukakut, që mposhti portierin Terracciano. Skuadra e Antonio Contes shpërdoroi shumë gjatë kohës së rregullt, edhe pse kaloi në epërsi në fundin e pjesës së parë me një penallti të shndërruar në gol nga Vidal.

Fiorentina barazoi në të 57-ën me Kouame, duke rihapur gjithçka, ndërsa zikaltrit e rritën presionin, por pa mundur të shkonin deri te goli, edhe pse rastet i paten të pastra sidomos me Sanchez, Hakimin dhe Eriksenin.

Gjithsesi, një minutë para përfundimit të pjesës së dytë shtesë dhe kur të gjithë ishin të bindur se fituesi do të përcaktohej nga penalltitë, u shfaq Lukaku, që pasi i shpëtoi mbulimit të mbrojtjes, bëri atë që di të bëjë më mirë, duke e dërguar topin në rrjetë, për t’i dhënë kualifikimin Interit.

Në çerekfinale të Kupës së Italisë Interi do të përballet me Milanin, që eleminoi mbrëmjen e djeshme Torinon pas gjuajtjeve të penalltive.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore