Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

"Luftë" mes shqiptarëve dhe grekëve pas komentit fyes në Instagramin e Xhakës (FOTO)

"Luftë" mes shqiptarëve dhe grekëve pas komentit fyes

Ka mjaftuar një foto e postuar në Instagram nga Granit Xhaka për t’u shndërruar në një duel komentesh mes shqiptarëve dhe grekëve.

Në foton në fjalë, publikuar të hënën nga mesfushori i Arsenal, shoku i tij i skuadrës, Sokratis Papastathopoulos, kishte komentuar duke i thënë të flinte gjumë sepse gjithë ditën vetëm postonte fotografi, duke përdorur edhe fjalën greke “malaka”, që përdoret për ofendime, por edhe me shaka.

Përveç komenteve të tifozëve anglezë të Arsenal që pyesnin edhe për domethënien e fjalës, komenti i Sokratis shkaktoi edhe debate, shpesh edhe fyese mes mbështetësve shqiptarë të lojtarit të Zvicrës dhe atyre grekë.

Sokratis nuk ka luajtur ende për Arsenal që prej rinisjes së Premier League, ndërsa Xhaka ka zënë një vend titullari në formacionin e Mikel Arteta-s, pasi në fillim të sezonit humbi shiritin e kapitenit pas një sherri me tifozët.

"Luftë" mes shqiptarëve dhe grekëve pas komentit fyes "Luftë" mes shqiptarëve dhe grekëve pas komentit fyes

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore