Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Luajti 66 ndeshje brenda një viti/ 18-vjeçari Pedri shpallet "Djali i Artë" 2021

Luajti 66 ndeshje brenda një viti/ 18-vjeçari Pedri shpallet

Pedri është fituesi i çmimit Golden Boy 2021 të Tuttosport . Mesfushori i Barcelonës pason Erling Haaland në listën e nderit të trofeut ndërkombëtar që shpërblen talentin më të mirë U-21 që ka qenë më në qendër të vëmendjes gjatë vitit kalendarik. Përmes një video-mesazhi të publikuar në faqen Tuttosport, 18-vjeçari nga Barcelona dhe kombëtarja spanjolle ka komentuar fitoren e çmimit:

"Falënderoj Tuttosport për këtë trofe që më bën krenar. Gjithashtu faleminderit të gjithë anëtarëve të jurisë dhe tifozët që më kanë mbështetur gjithmonë.

Ky vit për mua është thjesht i pabesueshëm. Dhe sigurisht, shumë faleminderit Barcelonës, kombëtares, familjes time, miqve të mi dhe padyshim të gjithë atyre që kanë qenë pranë meje ditë pas dite pa të cilët nuk do të kisha mundur të fitoja Golden Boy," tha Pedri.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore