Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Lojtari në rënie të lirë/ Nuk do ta besoni se në cilin ekip do përfundojë Mario Balotelli

Lojtari në rënie të lirë/ Nuk do ta besoni se në cilin

Mario Baloteli po bëhet gati të mbyllë pushimet dhe nga janari do të jetë me një skuadër të re. Italiani do të vazhdojë karrierën në kampionatin brazilian. Sulmuesi pritet të kalojë te skuadra braziliane e Vasko da Gama.

Pikërisht kjo është komunikuar nga vetë drejtori sportiv i këtij klubi, Fabio Kordela, i cili është shprehur se në janar sulmuesi italian do të bashkohet me Vasko da Gama.

Ai u shpreh: Mario Baloteli te Vasko da Gama nuk është një ëndërr, por një realitet i pastër. Ne jemi duke punuar, së bashku me Mino Raiolën, që të sjellim në Brazil një nga lojtarët më të fortë në botë. Mario është i bindur për projektin tonë dhe ai është shumë i ngazëllyer për transferimin në një nga kampionatet më të bukura dhe magjepsëse në botë.

Këtu në Brazil ai mund të kthehet përsëri si protagonist. Ne u përpoqëm të parashikonim dhe të bindnim presidenti aktual i klubit Alekandre Kampelo për të sjellë Mario në Brazil deri më 30 nëntor, por ai nuk dëshironte. Në këtë pikë gjithçka shtyhet për në janar.”

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore