Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Lojtarët vënë duart në kokë/ Momenti kur Aubameyang-ut i bie trofeu nga dora (VIDEO)

Lojtarët vënë duart në kokë/ Momenti kur Aubameyang-ut

Pasi Arsenal fitoi trofeun e FA Cup pasi mundi Chelsea-n me përmbysje me rezultatin 2-1, një incident i vogël ka ndodhur gjatë ceremonisë së fitores. 

Teksa Aubameyang, autori i dy golave, shkonte pranë lojtarëve për të ngritur Kupën ajo i ka rënë nga dora. 

Në atë moment shihen lojtarët duke qeshur dhe vënë duart në kokë. 

 

 

Derbi londinez nisi me një gol nga lojtarët e Chelsea-t që kaluan në avantazh që në minutën e '5 me Pulisic.

Ky i fundit është amerikani i parë që shënon në një finale të Kupës së Anglisë. 

Megjithatë festa e bluve nuk zgjati shumë pasi në minutën e 28-të me penalltinë e e kthyer në gol nga Aubameyang, topçijtë gjetën ekuilibrat.

Ishte sërish po Aubameyang që me një driblim të bukur në zonë i dha dhe golin e fitores Arsenalit në minutën e 67-të.

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore