Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Liverpool jep lajmin e keq/ Van Dijk mbyll sezonin, këput ligamentet e gjurit pas ndërhyrjes horror

Liverpool jep lajmin e keq/ Van Dijk mbyll sezonin, këput ligamentet e

Më shumë se sa pikët e lëna në derbi përballë Everton, Liverpool “qan” dëmtimin e Virgil van Dijk. Qendërmbrojtësi holandez pësoi një goditje të fortë gjatë dyluftimit me portierin Pickford, që në momentin e parë u kuptua se bëhej fjalë për një dëmtim të rëndë, fakt të cilin e konfirmuar vetë klubi me anë të njoftimi për mediat.

Van Dijk ka këputur ligamentet e gjurit dhe do ti nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. “The Reds” nuk kanë saktësuar se sa do të jetë koha e rikuperimit, thjeshtë janë mjaftuar duke theksuar se do të rikthehet më i fortë se më parë.

Dëmtime të tilla kërkojnë 7-8 muaj rikuperim, praktikisht Van Dijk ka mbyllur sezonin e rregullt me Liverpool ndërsa do të jetë në garë me kohën për të qenë në dispozicion të përfaqësueses holandeze për “Euro2021”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore