Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Liverpool futet në krizë, mposhtet nga Chelsea në shtëpi

Liverpool futet në krizë, mposhtet nga Chelsea në shtëpi

Liverpool ka harruar të fitojë në kampionatin anglez. The reds u mposhtën me rezultatin minimal 0-1 nga Chelsea, duke marrë humbjen e 5-të në 6 ndeshjet e fundit në kampionat, ndërsa Klopp humbi përballjen e parë në Premier League ndaj patriotit të tij, Thomas Tuchel.

Chelsea tregoi që në fillim që kishte shkuar për të marrë pikë në “Anfield Road”, pasi luajti hapur dhe zbriti disa herë rrezikshëm. Në minutën e 24-t ishte sulmuesi gjerman Timo Werner që dërgoi topin në rrjetë, por goli u anulua për një pozicion jashtë loje të verifikuar nga VAR.

Megjithatë londinezët vijonin të ishin kërkues dhe arritën të dërgojnë topin në rrjetë në minutën e 42-të me anë të Mason Maunt, i cili mori një top nga Kante, lëvizi bukur në zonë dhe ia doli të mposhtë portierin Alisson Becker.

Edhe pjesa e dytë pati të njëjtën tablo si e para, me Liverpoolin që provoi të hyjë në lojë, por nuk gjente thuajse asnjëherë mundësinë për të kërcënuar kuadratin e portierit londinez Mendy.

Ky i fundit ishte në rolin e një spektatori pa pagesë, pasi gjuajtja e parë në kuadrat i erdhi në minutën e 85-të, pas një tentative të lehtë me kokë nga ana e Firminhos. Vërshëllima finale e arbitrit la në fuqi suksesin minimal të Chelsea-t, që rimerr vendin e katërt, ndërsa Liverpool komplikon arritjen në zonën Champions.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore