Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Polonia fiton në "Air Albania", kuqezinjtë humbin vendin e dytë

Polonia fiton në "Air Albania", kuqezinjtë humbin vendin e

Mundohemi deri në fund, por nuk ja dalim. Një gabim i vetëm dhe Kombëtarja Shqiptare humb mundësinë për të mbajtur vendin e dytë në Grupin I.

Polakët dalin me një fitore me shumë mundim 0-1 nga “Air Albania” e veshur me ngjyrat kuqezi nga 22 mijë tifozë.

Ndeshja u zhvillua  e barabartë dhe me raste të pakta. Të dyja ekipet studiuan për shumë minuta njëra-tjetrën dhe sulmet ishin sporadike.

Shkëndijën e parë e japin kuqezinjtë në minutën e 9 me Ramadanin që merr një top në gjysmëfushën kundërshtare dhe pason tek Manaj i cili më pas nuk pason tek Uzuni.

Miqtë tentojnë të sulmojnë, por mbrojtja kuqezi është e vendosur mirë dhe e karikuar për të mos lejuar asnjë top të kalojë.

Pjesa e parë mbyllet zero me zero. Me të njëjtin ritëm rinisi dhe pjesa e dytë me polakët që sulmojnë dhe Shqipëria që mbrohet.

Në minutën e 70, Polonia rifreskon sulmin dhe ishte pikërisht kjo lëvizje që nderon trajnerin portugez për të marrë 3 pikët aq shumë të gabuar.

Një top i humbur pranë zonës futet kros nga miqtë dhe Swiderski përfiton nga përgjumja e mbrojtjes dhe nga pas krahëve shënon golin e avantazhit në minutën e 77.

Por festa e tij përballë tifozëve kuqezi nuk është pritur mirë prej tyre. Mori sendesh të forta dhe bidonë janë lëshuar në drejtim të sulmuesit polak dhe kjo gjë ka detyruar arbitrin francez Clement Turpin të ndërpresë ndeshjen për më shumë se 20 minuta.

Rifillimi i ndeshjes nuk sjell asgjë për tanët që më shumë u përpoqën ta përfundonin atë brenda 90 minutash, që kombëtarja të mos pësonte një dënim të rëndë nga organet më të larta të futbollit europian.

***

Shqipëria po luan sonte një prej ndeshjeve më të rëndësishme të kualifikueseve të Botërorit 2022.

Një fitore ndaj Polonisë do të ishte historike, jo vetëm për statistikat, por edhe sepse tre pikët do të hipotekonin vendin e dytë në Grupin i kualifikues dhe biletën për në fazën play off të Botërorit 2022 në Katar.

Komenti LIVE Shqipëri 0 - 1 Poloni

90' Mbyllet ndeshja, fiton Polonia

Pas 15 minutash ndërprerje, gjyqtari ka vendosur që ndeshja Shqipëri-Poloni të rinisë për të luajtur minutat e mbetura, por sikur një shishe të hidhet në fushë, ndeshja do të ndërpritet përfundimisht.

78’ Ndërpritet ndeshja pasi ka hedhje sendesh në fushë dhe gjyqtarët udhëzojnë skuadrat të shkojnë në dhomat e zhveshjeve.

77' Miqtë na kanë ndëshkuar në pjesën e dytë me  Swidersin.

67’ Jozviak përfiton nga një gabim i Lenjanit në largimin e topit dhe nis një pasim të rrezikshëm në qendër. Hysaj largon topin, ndërsa Reja nuk kursehet kundër Lenjanit për atë gabim.

Incidenti

Në një goditje këndi për miqtë, disa tifozë qëlluan me shishe uji drejt lojtarit të Polonisë duke bërë që gjyqtari Klerment Turpin të ndalë lojën.

Francezi iu drejtua menjëherë zyrtarit të FSHF-së, Lusin Nurishmit duke paralajmëruar për rastin e ndodhur, pasi nëse do të përsëritej sërish do të merreshin masa duke e ndërprerë ndeshjen.

59’ Kumbulla kontrollon një tjetër sulm të Levandovskit dhe fiton faull. Duartrokitje edhe për mbrojtësin.

57' Futet në fushë Armando Broja

50’ Faull ndaj Ramadanit, karton i verdhë edhe për Bednarek 

48’ Ndëshkohet me të verdhë Hysaj për një faull në sulm. Duket i tepruar vendimi i gjyqtarit Turpin.

47’ Kumbulla mbyll një iniciativë të mirë të Levandovskit nga e majta e pastaj e shoqëron derisa sulmuesi lëshon topin në anësore. Duartrokitje nga publiku.

46' Nis pjesa e dytë

Pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Poloni është mbyllur barazim pa gola në “Air Albania”. Një ndeshje me emocione dhe energji që në minutat e para. Shqipëria provon disa herë, por ende nuk ia del të shënojë. Edhe Polonia rrezikoi portën e kuqezinjve, por pa gjetur rrjetën

45' Nuk ka fitues. Mbyllet në barazim pa gola pjesa e parë

44' Jepet një minutë shtesë

43’ Levandovski kombinon me Zielinskin në hyrje të zonës, mbrojtja kuqezi nuk lejon goditjen drejt portës duke mbajtur larg dyshen e rrezikshme polake me Ramadanin i cili largon.

31’ Top i gjatë në zonë për Manajn, por ky i fundit nuk kontrollon në kohë për të gjuajtur dhe mbrojtja polake largon rrezikun.

24' Bare shkatërron një rast fantastike të kyqezinjve. Kishte hapësirë për të tronditur portën, por gabon në shënjestër

14’ Tre goditje këndi radhazi për polakët, te e treta topi shkon te Buksa i cili në zonën e vogël gjuan por çon sferën mbi traversë.

11’ Roshi shpërthen në të djathtën, por topi i tij në qendër ndalet nga mbrojtja.

8' Kuqezinjtë kërcënojnë portën e polakëve. Shqipëria jep shkëndijën e parë me Uzunin, por sulmuesi gaboi para portës.

1' Ndeshja nis me minutë heshtje në kujtim të fizioterapistit Ylli Mihali dhe komentatorit Kosta Grillo.

Statistika

Shqipëria dhe Polonia janë përballur plot 11 herë me njëra-tjetrën sipas statistikave të UEFA-s dhe bilanci flet dukshëm në favor të miqve, që kanë fituar 8 ndeshje dhe kanë barazuar 3 prej tyre, e padyshim edhe golavarazhi flet në favor të polakëve, që kanë shënuar 18 gola, kundrejt 6 të shënuar nga kuqezinjtë.

Skuadra kuqezi e ka çmimin në merkato mbi 102 milionë euro, ku Marsha Kumbulla vlen 25 milionë.  Polonia në anën tjetër, vlen mbi 258 milionë euro në merkato, me Robert Lewandoëskin që është lojtari më i kushtueshëm, me 60 milionë euro.

FORMACIONET ZYRTARE

Shqipëria: Berisha, Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Veseli, Trashi, Ramadani, Bare, Roshi, Uzuni, Manaj.
Trajner: E. Reja

Polonia: Shezni, Davidovics, Bednarek, Glik, Puçarz, Jozviak, Kryçoviak, Moder, Zielinski, Buksa, Levandovski.
Trajner: P. Sousa

Gazeta SHQIP

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore