Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

LIVE/ Udhëheq Holanda, Zaevit i ngrin buzëqeshja pas golit të anuluar

LIVE/ Udhëheq Holanda, Zaevit i ngrin buzëqeshja pas golit të

Maqedonia e Veriut kërkon të sfidojë Holandën, ndërsa sfida e raundit të tretë të Grupit C po luhet në stadiumin “Johan Cruijff Arena”.

Holanda në këtë takim vjen si e kualifikuar dhe do të kërkojë suksesin për të ruajtur vendin e parë në grup, ndërsa skuadra ballkanase lufton për fitore për të mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm.

Maqedonia e Veriut ka në përbërje në 11-shen startuese 4 shqiptarë, Musliun, Alioskin, Bardhin dhe Ademin.

KOMENTI I NDESHJES LIVE: 

45′ 2 minuta shtesë

41′ Shqiptari Musliu kërcënon provon me kokë pas një goditje këndi, por gjuajtja e tij brenda zonës, shkon jashtë kuadratit.

30′ Pranë golit të dytë Holanda me futbollistin Dumfrais, por tentativa e tij brenda zonës ndalet mjaft bukur nga portieri maqedonas.

24' Shënon Holanda. Memphis Depay, i zyrtarizuar një ditë më parë te Barcelona, e dërgoi topin në rrjetë

16' De Jong humbet topin në mesfushë dhe Maqedonia e Veriut shkon përpara. Arijani Ademi rrëzohet në zonën e dënimit, por nuk ka goditje të lirë.

9' Triçkovski shënon, por goli është anuluar për pozicion jashtë loje. Zaevit i ngrin buzëqeshja.

8′ Në këto minuta, loja është përqëndruar më së tepërmi në mesfushë, ku holandezët përpiqen të qarkullojnë topin.

2′ Kërcënuese Holanda, me Gravenberg që provon nga distanca, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat.

1′ Nis sfida, Pandev luan topin nga qendra.

Formacionet

MAQEDONIA E VERIUT – (4-2-3-1): Dimitrevski; Ristovski, Velkovski, Musliu, Alioski; Bardhi, Ademi; Triskovski, Elmas, Trajkovski; Pandev. Trajner: Igor Angelovski.

HOLANDA – (3-5-2): Stekelenburg; De Vraj. De Ligt, Blind; Damfrajs, De Jong, Vajnaldum, Gravenberg, Van Anholt; Malen, Depaj. Trajner: Frank De Bur.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore