Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Liga e Kombeve/ Trajneri Reja me lëvdata për Lituaninë: Ekip i vështirë, por fitoren kemi objektiv të vetëm

Liga e Kombeve/ Trajneri Reja me lëvdata për Lituaninë: Ekip i

Shqipëria luan transfertën e radhës, atë kundër Lituanisë, një ndeshje që duhet fituar për të ruajtur statusin si favorit në grup.

Trajneri Edy Reja pavarësisht se është i vetëdijshëm, kjo pritet të jetë një ndeshje e vështirë përballë një rivali të fortë fizikisht:

“Do të përpiqemi që të gjejmë pikat më të dobëta të tyre duke ushtruar presionin tonë dhe duke shfrytëzuar anët tona më të forta, për të arritur në objektivin tonë që është fitorja e ndeshjes.

Ekipi aktualisht ka 10 lojtarë të fituar, 10 lojtarë të rinj, 10 emra që janë ndjekur ngushtë nga stafet teknike dhe e meritojnë këtë grumbullim. Lojtarë të cilët kanë potenciale dhe aftësi shumë të mira. Eksperienca nuk janë vitet. Pasioni dhe kualitetet mund të shprehen edhe në moshën 20 vjeç, është çështje besimi dhe se sa ti dëshiron të japësh në fushë.

FSHF ka një program për të futur brezat e rinj si pjesë integrale e Kombëtares. Unë kam menduar ta bëja këtë hap mbas hapi, por kushtet më sollën që të merrja një numër kaq të lartë lojtarësh të rinj”, u shpreh Reja.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore