Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Liga e Kombeve/ Shqipëria kryen detyrën ndaj Bjellorusisë dhe merr kreun e grupit

Liga e Kombeve/ Shqipëria kryen detyrën ndaj Bjellorusisë dhe

Shqipëria ka fituar dhe ka marrë kreun e grupit në Ligën e Kombeve pas fitores ndaj kundërshtarit më të fortë Bjellorusisë.

Kombëtarja bëri një lojë të mirë, me shpirt gare, sidomos në pjesën e parë ku u shënua dhe pjesa më e madhe e golave. 

Mjaftuan tre golat në pjesën e parë për t'i dhënë fitoren kombëtares kuqezi. 

Serinë e golave e hapi Sokol Cikalleshi në minutën e '19 me një gol të shënuar me kokë. 

Disa minuta më vonë, sulmuesi tjetër Rei Menaj fitoi një 11-metërsh, dhe ishte përsëri Cikalleshi që shkundi rrjetën e portës bjelloruse. 

Pas pak erdhi dhe ngushtimi i rezultatit pas golit të Bjellorusisë. Djemtë e Edi Rejas, nuk u mjaftuan me kaq pasi Rei Manaj mendoi për golin e tretë pas një aksioni të mrekullueshëm. 

Ndërsa në pjesën e dytë rastet nuk munguan por të vetmit që shënuan një gol ishin bjellorusët. 

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore