Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Levante rihap kampionatin, brenda 3 ditëve i merr 4 pikë Atletikos

Levante rihap kampionatin, brenda 3 ditëve i merr 4 pikë Atletikos

 

Dy ndeshje brenda tre ditëve dhe Atletiko tronditet jo nga ekipe si Barcelona apo Reali i Madridit, por nga Levante. Të dyja ndeshjet dukeshin se do të kaloheshin lehtë nga ekipi që drejtohet nga Simeone, por ata kanë dështuar në të dyja betejat, duke hapur kështu kampionatin spanjoll.

Ndeshja e mesjavës përfundoi me rezultatin 1-1, ndërsa e sotmja Levante arriti të fitonte në fushën e madrilenëve. Dy gola të shënuar në secilën pjesë dhe Atletiko duket se në këtë ndeshje e ka pasur mendjen jo te ndeshja e sotme, por ajo me Chelsea, e vlefshme për Champions League.

Atletiko me këtë hap flas tashmë i jep mundësi Realit të afrohet që luan me Valadolidin. Nëse Reali i Madridit fiton, atëherë vetëm 3 pikë larg i ndan dy rivalët e të njëjtin qytet mes vendit të parë dhe vendit të dytë. Atletiko ka 55 pikë, ndërsa Reali do të shkonte 52.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore