
Letra mallëngjyese e një fëmije drejtuar FIFA-s: Zotërinj të futbollit, pse nuk më lejoni të luaj...
Souleymane është një djalë 11-vjeçar me origjinë afrikane, i cili nuk e kupton pse nuk mund të luajë me klubin e Tenerifes, me të cilin stërvitet prej gati dy vitesh. I lodhur nga premtimet e FIFA-s, e cila ende nuk ka siguruar një dosje federate, Souleymane ka vendosur të shkruajë një letër me dorën e tij drejtuar qeverisë botërore të futbollit. “Zotërinj të futbollit, unë jam një djalë 11-vjeçar që dua të luaj”, – fillon ai.
Në mesazh thuhet si vijon: “Letër zotërinjve të futbollit. Unë jam një djalë 11 vjeç që dua të luaj futboll. Kam gati dy vite që stërvitem dhe punoj shumë që të mund të luaj së shpejti me shokët e mi. Ata duan që edhe unë të luaj dhe më pyesin sa herë munden. Më pëlqen shumë të luaj si mesfushor, gjithmonë jap maksimumin në stërvitje.
Gjithashtu më pëlqen të mësoj si të luaj në ekip. Ata nuk më lënë të luaj dhe unë nuk e kuptoj pse. Për shkak të kësaj situate, ndonjëherë ndihem i trishtuar, zemërohem me FIFA-n. Shokët e mi të skuadrës janë të njëjtët fëmijë me të cilët shkoj në shkollë, luaj dhe ndaj shumë gjëra. Ata janë shokët e mi të përditshëm.
Nuk e kuptoj pse i lënë ata të luajnë dhe jo mua. I vetmi ndryshim është se unë jam me ngjyrë (i zi) dhe i lindur në Afrikë. Kjo është më e pakta që duhet të ketë rëndësi, por fatkeqësisht ka. Për një kohë të gjatë, çdo javë pyesja nëse mund të luaja ndeshjen tjetër.
Ishte një moment kur munda, kur nëna ime ia dorëzoi dederatës të gjitha letrat. Unë shpresoja, por në fund FIFA tha jo. Tani më thonë se gjërat kanë ndryshuar, por nuk dua të festoj asgjë derisa të luaj”.

Granit Xhaka: Krenar që luaj me Zvicrën, por gjaku im është nga Kosova
Historia e plotë >






FOTO/ Zhduket lojtari argjentinas, makina e tij është gjetur e shkatërruar
Historia e plotë >
Çfarë ndodh kur Inteligjenca Artificiale lexon gjithçka?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Nga 20 prilli SHQIPTARËT lëvizin PA VIZA edhe në këtë shtet
Historia e plotë >
Kryemadhi fshehu paratë në Zvicër/ Kaloi në këmbë kufirin, të kalonte pa...
Historia e plotë >
Këmbimi valutor 21 mars 2023/ Euro dhe dollari nuk dalin nga “gremina”

Moti bën kthesën e madhe, ja çfarë pritet të ndodhë nesër me temperaturat

Të dielën ndryshon ora, ja si do të lëvizin akrepat?
Aktualitet

Gjendet i vdekur 47-vjeçari në një hotel në Divjakë, dalin detajet e para
Historia e plotë >


