Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Leo Messi i larë në ar / Si arriti "Pleshti" argjentinas të bëhej miliarder me futbollin

Leo Messi i larë në ar / Si arriti "Pleshti" argjentinas

Lionel Messi hyri në histori këtë javë pasi u bë miliarderi i dytë i futbollit, duke kryesuar listën e atletëve më të pasur sipas Forbes përpara rivalit Cristiano Ronaldo.

Kur Ronaldo arriti të bëhej miliarderi i parë, Messi nuk ishte shumë larg kësaj shifre pas një karriere të shkëlqyer 16-vjeçare.

Por si ka mundur legjenda e Barcelonës një pasuri kaq stratosferike? Sportmail ka bërë një survejim mbi rrogën ‘madhështore’ të argjentinasit në Camp Nou, sëbashku me marrëveshjet e tij me sponsorët apo bizneset.

RROGA

Pas një kthese 180 gradë pas vendimit për t’u larguar nga Barcelona, Messi deklaroi se do të qëndrojë në Camp Nou edhe për një vit. Dhe për këtë Barcelonës do t’i duhet të hedhë një shumë të madhe parash. Rroga e tij fikse në Camp Nou do të jetë 92 milionë dollarë por bonuset do t’ia shtojnë edhe më shumë.

Vetëm nëse luan 60% të ndeshjeve gjatë sezonit, shifra do të arrijë 126 milionë dollar. Dhe nëse fiton tituj, 141 milionë dollarë.

Që kur bëri debutimin e tij në vitin 2004, Messi ka luajtur përtej pritshmërive dhe është paguar për gjithçka ka bërë.

Leo Messi i larë në ar / Si arriti "Pleshti" argjentinas

SPONSORËT

Duke qenë një prej lojtarëve më të paguar në sport, padyshim që do tërhiqte vëmendjen e shumë sponsorëve. Marrëveshjet e arritura me marka të njohura kanë luajtur një rol të madh në rritjen e pasurisë së tij.

Sipas Forbes, argjentinasi fiton 32 milionë euro në vit vetëm nga këto marrëveshje. Një nga më të mëdhatë ishte bashkëpunimi me markën sportive, Adidas.

Por duhen përmendur edhe kontratat me Pepsi, Gatorade, Huaëei dhe Mastercard.

ASETE TË TJERA

Ashtu si Ronaldo, Messi ka investuar shumë para në biznese të cilat i shtojnë më shumë pasurinë e tij. Në vitin 2019, Messi nxorri linjën e vet të rrobave në bashkëpunim me motrën e stilistit të njohur Tommy Hilfiger.

Ai gjithashtu ka hapur një park lojrash në Kinë, me trena të shpejtë e atraksione të tjera që zbavisin publikun.

“Pleshti” gjithashtu ka ndërtuar një hotel me 4 yje në një rrethinë të Barcelonës.

Leo Messi i larë në ar / Si arriti "Pleshti" argjentinas

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore