Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Lënë makinat luksoze, lojtarët e Atletikos shkojnë në stërvitje me Fiat Panda (VIDEO)

Lënë makinat luksoze, lojtarët e Atletikos shkojnë në

Futbollistët e Atletico Madridit kanë bërë një gjest të veçantë. Shpesh jemi mësuar t'i shohim me makinat e tyre luksoze rreth parkimit të stadiumit, teksa pagat e tyre ua mundësojnë një gjë të tillë.

Por, ka edhe momente të tilla kur në pah del modestia. Kryeqyteti spanjoll është mbuluar së fundmi nga dëbora. Kështu, për shkak të stuhisë që ka goditur vendin, lojtarët e Atletikos së Madridit kanë vendosur që të shkojnë në stërvitje me një … Fiat Panda, të cilën ia kanë marrë borxh komshiut.

Një makinë kjo që kushton shumë pak dhe është e përballueshme nga të gjitha shtresat e shoqërisë.

Karrasko, Lemar dhe Vërsaljiko kanë zgjedhur këtë mënyrë për të udhëtuar në rrugët e mbuluara nga dëbora. Ishte pikërisht mbrojtësi kroat që ka publikuar edhe video gjatë rrugës për në “Vanda Metropolitano” në rrjetin e tij social në “Instagram”.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore