Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Legjenda e Real Madrid, Iker Casillas, tërhiqet nga futbolli pas 22 vitesh

Legjenda e Real Madrid, Iker Casillas, tërhiqet nga futbolli pas 22 vitesh

Portieri legjendar i Spanjës dhe Real Madrid ka vendosur të heqë dorezat pas gjëndjes së vështirë shëndetësore që kaloi.

Iker Casillas njoftoi zyrtarisht tërheqjen nga futbolli pas një karriere të gjatë 22-vjeçare në fushën e lojës.

39-vjeçari nuk ka marrë pjesë në asnjë kompeticion që nga momenti kur pësoi atak kardiak në maj të vitit 2019.

Ai arriti të mbijetojë dhe ishte pjesë e ekipit të Portos edhe për sezonin 2019-2020. Ish-kampioni i botës tani po kërkon mundësi të tjera jashtë fushës për të vazhduar karrierën e tij.

Ai postoi në rrjetet sociale: “Gjëja më e rëndësishme në jetë është rruga që bën dhe njerëzit që të shoqërojnë, jo destinacioni. Mendoj se mund ta them pa hezitim, se kjo ka qenë rruga e duhur dhe destinacioni i ëndrrave. Faleminderit”.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore