Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Legjenda e Manchester United sulmon portierin De Gea: Largojeni sa më parë

Legjenda e Manchester United sulmon portierin De Gea: Largojeni sa më

Nuk kanë fund kritikat për portiern e Manchester United, David De Gea. Legjenda e “Djajve të kuq”, Roy Keane, ka sulmuar portierin spanjoll dhe mendon se drejtuesit duhet ta heqin me patjetër.

“De Gea? Nuk më pëlqen shumë. Bën shumë gabime, disa prej tyre i kushtojnë pikë të rëndësishme Manchester United. Ky është mendimi im personal. Nëse Manchester United do të luftojë për Premier League, duhet të ndryshojë patjetër portier. I duhet një portier më i mirë.

“United ka nevojë për një ndryshim, e kanë bërë në të kaluarën, pse mos ta bëjnë tani. Për të fituar, Liverpooli ka ndryshuar dhe ka marrë një portier më të fortë, si Alisson. Ku është problemi? De Gea nuk po luan mirë. Bën shumë gabime dhe duhet të largohet. Ka shumë portierë më të mirë në qarkullim”, – u shpreh Roy Keane.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore