Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Legjenda e Barcelonës rezulton pozitiv me Coronavirus

Legjenda e Barcelonës rezulton pozitiv me Coronavirus

Ish-mesfushori dhe legjenda e Barcelonës, ashtu si dhe e kombëtares spanjolle, Xavi Hernandez ka rezultuar pozitiv me Coronavirus.

Vetë ish-lojtar Xavi Hernandez e ka bërë të ditur këtë në rrjetet e tij sociale.

Gjithashtu Xavi, aktualisht trajneri i Al-Sadd u shpreh se do të vetëkarantinohet për 14 ditë dhe se do të humbë disa ndeshje me skuadrën e tij.

“Sot nuk do të jem në gjendje të bashkohem me ekipin tim në kthimin e tyre në garën zyrtare. David Prats do të jetë atje në emrin tim si trajner. Disa ditë më parë, duke ndjekur protokollin QSL (Qatar Stars League), rezultova pozitiv në testin e fundit COVID19. Për fat të mirë, ndihem mirë, por do të izolohem derisa të më jepen të gjitha drita jeshile” – shkruan Xavi në Instagram.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore