Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Lazio mendon për pasuesin e Strakoshës, gardiani shqiptar largohet në qershor

Lazio mendon për pasuesin e Strakoshës, gardiani shqiptar largohet

Lazio mendon për pasuesin e Thomas Strakoshës. Mesa duket portieri shqiptar sipas të gjitha gjasave do të largohet nga bardhekaltrit në përfundim të kontratës aktuale që i skadon në 30 qershor.

Mediat italiane bëjnë me dije se gardiani shqiptar tashmë e ka marrë vendimin përfundimtar për t’u larguar në fund të sezonit pasi t’i skadojë kontrata dhe Igli Tare është futur në merkato për të afruar një tjetër portier.

Guliermo Vicario është i pari në listë. Me skuadrën e Empolit ka treguar vlera të jashtëzakonshme dhe toskanët do të paguajnë 1 milionë euro për ta zotëruar plotësisht kartonin e tij. Sarrit i pëlqen shumë dhe Tare me Lotiton kanë hedhur hapat e parë. Kandidatë të tjerë janë Alex Meret dhe David Ospina. Njëri do të qëndrojë te Napoli dhe tjetri mund të transferohet në Romë. Sarri ëndërron githsesi Kepa Arrizabalagan e Chelsea-t.

Nuk dihet se ku do të jetë e ardhmja e gardianit kuqezi me Strakoshën që ka shumë oferta sidomos nga Premier League.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore