Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Lazaro me probleme muskulore, mbyll para kohe Europianin

Lazaro me probleme muskulore, mbyll para kohe Europianin

Austria beson te kualifikimi në fazën e 1/8-ave, pasi ka nevojë për të paktën një pikë ndaj Ukrainës në ndeshjen e fundit të grupit, megjithatë trajneri Franco Foda ka humbur një nga 26 futbollistët e grumbulluar.

Bëhet fjalë për mesfushorin anësor të Interit, Valentino Lazaro, i cili luajti disa minuta në pjesën e dytë ndaj Holandës, por ka pësuar një dëmtim muskulor dhe ka mbyllur para kohe aventurën e tij në Kampionatin Europian.

Lajmin e ka dhënë vetë Federata Austriake e Futbollit, që sqaron se dëmtimi nuk do të lejojë më Lazaron të japë kontributin në Europian, ndaj mesfushori në pronësi të Interit është larguar nga grumbullimi për të nisur rikuperimin.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore