Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Largimi i Suarez, Messi shpërthen kundër klubit: Nuk e meritoje këtë...

Largimi i Suarez, Messi shpërthen kundër klubit: Nuk e meritoje

Largimi i Luis Suarez nga Barcelona i ka lënë një shije të hidhur shokut dhe mikut më të ngushtë, Leo Messi. Argjentinasi në një postim në rrjetet sociale i ka kushtuar një mesazh domethënës për Suarez, duke ngritur akuza të ashpra në adresë të klubit katalanas.

“Do të jetë e çuditshme të të shoh me të veshur tjetër fanellë, edhe më shumë të përballem me ty. Ti e ke merituar të përshëndetesh ashtu siç je; një nga lojtarët më të rëndësishëm në historinë e klubit, duke arritur gjëra të rëndësishme si në kolektiv ashtu edhe individualisht”, shprehet Messi.

Postimi i plote i Messit ne INSTAGRAM:

“Nuk mund ta besoja ende, por sot kur hyra në dhomat e zhveshjes, e kuptova të vërtetën. Sa e vështirë do të jetë që të mos vazhdoj t’i ndaj ditët me ty, si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Do të na mungosh shumë. Ishin shumë vite, shumë shokë, dreka, darka… shumë gjëra që nuk do të harrohen kurrë, çdo ditë së bashku”.

Do të jetë e çuditshme të të shoh me të veshur tjetër fanellë, edhe më shumë të përballem me ty. Ti e ke merituar të përshëndetesh ashtu siç je; një nga lojtarët më të rëndësishëm në historinë e klubit, duke arritur gjëra të rëndësishme si në kolektiv ashtu edhe individualisht. Dhe jo për të dëbuar siç bënë ata. Por e vërteta është se në këtë pikë asgjë nuk më habit më. Të dëshiroj më të mirat në aventurën tënde të re. Të dua shumë, ju dua shumë, shihemi së shpejti shoku im”. @Gazeta Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore