Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Laporta si Padrino, i jep puthje 'Messi-t': Do të të bëj një ofertë që nuk do e refuzosh dot (VIDEO)

Laporta si Padrino, i jep puthje 'Messi-t': Do të të

Ish presidenti i Barcelonës dhe njëkohësisht kandidati kryesor për të rimarrë drejtimin e katalanëve në zgjedhjet e marsit, Joan Laporta u ndal të flasë sërish për të ardhmen e yllit argjentinas Lionel Messi.

Laporta deklaroi se do të bëjë gjithçka për të bindur Messin të qëndrojë te Barcelona deri në fund të karrierës, duke shtuar edhe se e di mirë çfarë oferte duhet t’i bëjë argjentinasit. Manchester City është pretendenti kryesor për të marrë shërbimet e argjentinasit, por Bartomeu e ka një ide si të mbajë në Barcelonë yllin e tij.

Në një video të publikuar në ambientet e klubit, Laporta u gjend para një fanelle të Messit dhe u pyet se çfarë do t’i thoshte atij nëse do ta kishte këtë moment përballë.Laporta menjëherë u përgjigj: “Do të të bëjë një ofertë të cilën s’mund ta refuzosh”, ndërsa në fund e puthi.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore