Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Lala motivon djemtë e Rejës: Shqipëria ia del ndaj Bjellorusisë!

Lala motivon djemtë e Rejës: Shqipëria ia del ndaj

Ish-kapiteni i Shqipërisë, Altin Lala, ka motivuar ekipin kuqezi para ndeshjes së rëndësishme kundër Bjellorusisë. Ai ka karikuar djemtë e k,uqezinjëve dhe beson se të drejtuar nga trajneri Edy Reja do t’ia dalin që të mbyllin grupin në vendin e parë.

Shqipëria është në garë për vendin e parë të grupit 4, të Ligës C për Uefa Nations League.  “Ndeshja me Kazakistanin për mendimin tim ishte një ndeshje jashtëzakonisht e mirë për vetë faktin që edhe skuadra kishte një farë presioni për ta fituar këtë sfidë, por dhe ndeshjen e ardhshme ndaj Bjellorusisë, që është dueli më i rëndësishëm i këtij grupi, për të zënë vendin e parë në renditje.

“Kështu që ishte ndeshje shumë e fortë, me shumë duele, mendoj që djemtë u paraqitën mjaft mirë sidomos në pjesën e parë, ku shënuan edhe dy gola. Pjesa e dytë natyrisht ishte po ashtu e vështirë, me shumë dyluftime, e kontrolluam sërish lojën dhe mendoj se ishte një fitore e merituar.

“Sigurisht ndeshja me Bjellorusinë është vendimtare. Edhe bjellorusët luajnë pak a shumë ngjashëm me ne si Kazakistani ndaj shpresoj që djemtë të jenë të frymëzuar, aq më tepër dhe shumë të motivuar për të zënë vendin e parë në grup dhe uroj që ndeshjen ta fitojmë.

“Mesazhi im është që secili nga ata djem që do të jetë në fushë dhe jashtë fushe të japë gjithçka për ta fituar këtë sfidë të fundit. Duhet të futemi me seriozitet në këtë sfidë dhe mendoj që nëse çdo lojtar jep maksimumin e vet, unë jam i bindur që ne kemi kualitetet e duhura për ta fituar edhe këtë ndeshje. Suksese dhe me një fitore!”, – shprehet Altin Lala për FSHF.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore