Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Lajmi surprizë/ Jose Mourinho rikthehet trajner në Itali, ja ekipi që do të drejtojë

Lajmi surprizë/ Jose Mourinho rikthehet trajner në Itali, ja ekipi

“Special One” kthehet në Serie A. Portugezi, Jose Mourinho do të jetë trajneri i ri i Romës, ndërsa lajmi surprizë është konfirmuar nga vetë klubi italian.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, bëhet e ditur se portugezi do ta marrë drejtimin e skuadrës në fillim të sezonit të ardhshëm.

Pasi njoftoi largimin e Paulo Fonseca në fund të sezonit, klubi verdhekuq dhuroi suprizën e madhe për tifozët e Romës, por edhe për ndjekësit e futbollit në përgjithësi.

Portugezi do të rikthehet në Itali pas 11 vitesh. Ai është trajneri me të cilin Interi arriti të fitojë tripletën në vitin 2010.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore