
Lajm i keq për Kombëtaren, mbrojtësi operohet në gju dhe humbet kualifikueset e qershorit
Një lajm i keq bëhet me dije për kombëtaren shqiptare të futbollit dhe për skuadrën e Romës.
Mbrojtësi Marash Kumbulla iu nënshtrua një operacioni në gjurin e djathtë gjatë kësaj të marte, ndërsa si pasojë do duhet të rrijë për disa muaj jashtë fushës së blertë.
Në një reagim zyrtare klubi i Romës bën me dije: “Operacioni i kryer nga Dr. Andrea Panzeri në Casa di Cura La Madonnina në Milano, në prani të menaxherit shëndetësor të AS Roma, Dr Massimo Manara, përfundoi me sukses. Futbollisti do të qëndrojë për disa ditë në klinikën milaneze dhe së shpejti do të fillojë ciklin e rehabilitimit në Qendrën Sportive Fulvio Bernardini”.
Kështu Marash Kumbulla do të humbasë pjesën e mbetur të sezonit në Seria A dhe kualifikueset e Euro 2024 të Kombëtares që do të zhvillohen gjatë muajit qershor./ SuperSport








ZYRTARE/ Leo Messi shuan zërat për skuadrën e re: Do luaj me...
Historia e plotë >
Çfarë ndodh kur udhëheqësit shpërfillin të vërtetën?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

A do të garojë për kryetar të PD-së? Ja si përgjigjet Lulzim Basha: Unë ...
Historia e plotë >
Nga Mustafa Nano te Ervin Bushati, zbulohen emrat e rinj të qeverisë për...
Historia e plotë >
Koncertet, ja sa kushtojnë biletat për artistët kombëtarë e ndërkombëtarë, zbuloni më “të shtrenjtin”!

Popullsia në moshë pune zvogëlohet me 101 mijë persona pas pandemisë

Këmbimi valutor/ Euro në rënie si ASNJËHERË më parë, paundi në minimumin historik
Aktualitet




