Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Laçi shkëlqeu me fitore! Duro: Sukses i jashtëzakonshëm, Mazrekajn e kishin vlerësuar shumë

Laçi shkëlqeu me fitore! Duro: Sukses i jashtëzakonshëm,

Laçi arriti sot një fitore të madhe ndaj Universitatea Craiova me shifrat 1-0 në “Elbasan Arena”, duke i dhënë vetes një dorë të mirë në rrugën për kualifikimin në raundin e tretë. Pas ndeshjes i kënaqur ishte trajneri i kurbinasve, Shpëtim Duro.

“Nuk krijuan rrezikshmëri në portën tonë me përjashtim të një rasti në pjesën e parë. Por ne mund t’i kapnim në kundërsulm disa herë. Një fitore 1-0 ndaj një skuadre e cila deri në fund ka luajtur për titullin kampion në Rumani, mendoj se është një sukses i jashtëzakonshëm.

Mazrekaj ka bërë superndeshje me Podgoricën. Sot në krah kishte një mbrojtës si Konte që i rrinte gjithë kohës në fundore. E kishin vlerësuar shumë Mazrekajn, ishte vlerësim i jashtëzakonshëm në mbulimin e tij”, tha Duro pas ndeshjes. 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore