Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

La gruan për mbesën e saj seksi që tani pret fëmijë/ Si nisi historia e pabesueshme e Hulk dhe tradhtive familjare

La gruan për mbesën e saj seksi që tani pret fëmijë/ Si

Futbollisti brazilian Hulk do të bëhet baba sërish, por kësaj here me mbesën e ish-gruas së tij. Dje futbollisti 35-vjeçar njoftoi se gruaja e tij e fundit Camila po pret një fëmijë përmes një postimi në Instagram.

Por edhe pse ata janë të lumtur tani, marrëdhënia e tyre ka kaluar përmes shumë peripecish. Camila, 32-vjeçare, është mbesa e ish-gruas së sulmuesit ,Iran Angelo.

Hulk i cili tani luan për Atletico Mineiro, u martua me Iran 12 vite më parë, përpara se ta linte dhe të lidhej me mbesën e kësaj të fundit.

Kjo lidhje shokoi të gjithë botën e futbollit amerikano-latin dhe jo vetëm, pasi shihej si një tradhti e rëndë bashkëshortore.

Hulk, emri i vërtetë i të cilit është Givanildo Vieira de Sousa, besohet se i dha fund martesës së tij në vitin 2019.

La gruan për mbesën e saj seksi që tani pret fëmijë/ Si

Dhe pak më vonë njoftoi se ishte lidhur me mbesën e gruas së tij. Camila dhe Iran kishin një lidhje shumë të ngushtë me njëra-tjetrën si mbesa dhe tezja, por familja e tyre u shkatërrua për shkak të kësaj lidhje.

Sipas medieve braziliane, vetë Hulk thirri prindërit dhe vëllain e Camila-s për t’i treguar për lidhjen e tyre, dhe madje e publikoi vetë në media sepse nuk donte të mbante asgjë të fshehtë.

Po ashtu Camila vetë nëpërmjet një letre të hapur në Instagram i shkruante tezes: Teze Iran, ti e di që të dua shumë, por ndonjëherë zemra nuk kontrollohet. Ndjesë për gjithçka”.

Ndërsa Hulk nga ana tjetër tha për mediat se martesa e tyre nuk funksiononte prej kohësh: “Kam gjithë martesën që e tradhtoj Iran, kemi qenë single në një lidhje. Ajo donte vetëm statusin e të qenit gruaja e Hulk”.

La gruan për mbesën e saj seksi që tani pret fëmijë/ Si

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore