Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Kylian Mbappe merr vendimin, kërkon largimin nga PSG

Kylian Mbappe merr vendimin, kërkon largimin nga PSG

E ardhmja e Kylian Mbappe do të jetë një nga temat më të nxehta të verës që vjen. Francezi, edhe pse i mbaron kontrata sezonin e ardhshëm, nuk ka kërkuar asnjë takim për ndonjë rinovim të mundshëm të kontratës.

Siç raporton këtë të dielë “The Times”, Kylian Mbappe i ka thënë drejtuesve të klubit se sezonin e ardhshëm dëshiron të largohet nga PSG, duke hapur kështu rrugën për bisedimet me klubet e tjera.

Dihet dëshira e madhe e Mbappe për të veshur fanellën e Real Madrid, e po ashtu Los Blancos kanë shprehur disa herë interes për të.

Megjithatë nuk mbeten mbrapa as ekipet e Manchester, apo Barcelona, tani që qëndrimi i Leo Messi-t në klub është në dyshime.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore