Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

"Ky Milan nuk është normal", kuqezinjtë 21 rezultate pozitive rresht

"Ky Milan nuk është normal", kuqezinjtë 21 rezultate

Milani shënon rezultatin e 21-të pozitiv. Kuqezinjtë fituan në fushën e Celtic (1-3), në debutimin e tyre në “Europa League”. Një tjetër sukses dhe mbrëmje mbresëlënëse. Stefano Pioli komentoi ndeshjen në “Sky Sport”, duke u përqendruar te momenti pozitiv që ekipi i tij po përjeton nga marsi deri më sot:

“Ne e luajtëm mirë ndeshjen, në pjesën e dytë ishim më pak preciz teknikisht. Ishte e rëndësishme të tregonim se nuk jemi një ekip normal. Pas derbit që fituan, ekipet normale do të kishin treguar më pak motivim se ne. Jemi duke punuar fort, të gjithë në një drejtim. Ekipi ndihet pjesë integrale e mjedisit kuqezi. Gjithçka fillon nga pronarët”.

Trajneri, gjithashtu flet për mënyrën se si ekipi mund të merret me momentet negative, që do të vijnë këtë sezon dhe se si mund t’i trajtojë ato: “Rezultatet pozitive japin besim, por e dimë që do të vijnë momente edhe më delikate. Ne kemi figura të rëndësishme, që na ndihmojnë në kohë vështirësie. Do t’i përdorim ato për t’u përmirësuar. Referuar kohezionit që ekziston, ne do t’i kapërcejmë pengesat”.

Pioli shikon në të ardhmen e afërt, nga sfida me Romën, madje edhe më shumë në perspektivë: “Fitoret kundër ekipeve të mëdha ishin ato që na mungonin. Unë pres një ndeshje të vështirë kundër Romës. Ajo ka cilësi shumë të rëndësishme, por edhe ne nuk mbetemi pas. Titulli? Ne mund të japim shumë argumente të të gjitha llojeve, por kemi nevojë për të ngritur nivelin teknik. Sa më shumë të rrisim performancën, aq më shumë mund të fitojmë”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore