Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

“Ky është një turp!”, kaos jashtë stadiumit të ndeshjes Portugali-Gana, çfarë ndodhi në Doha?

“Ky është një turp!”, kaos jashtë stadiumit

Ndeshja Portugali-Gana nuk ka kaluar pa konflikte mes tifozëve, pasi tifozët janë vonuar të hyjnë në stadiumin e Dohas.

Pas gjendjes së agravuar të tifozëve, policia ka ndërhyrë për të shuar konfliktet, duke marshuar me mburoja. Kur tifozët arrijnë të hyjnë në stadium, situata bëhet konfuze nga hapësira boshe në tribunë.

Martin Lipton i “SunSport,” u shpreh se: “Nëse po pyesni veten për të gjitha vendet bosh, një mbërritje me vonesë sapo, disi pa frymë, më tha se është ‘kaos’ jashtë, me shumë tifozë të vonuar dhe të paaftë për të hyrë dhe për t’u trazuar. Policët përpiqen të mbajnë rendin. Trafiku ishte shumë i keq gjatë rrugës për këtu. Kështu që kjo nuk është vërtet një surprizë, por është turp!”.

Në rrjetet sociale janë postuar video ku shfaqet policia duke ecur me ritme të shpejta bashkë me një grup tifozësh të mbështjellë më flamujt e Ganës.Sipas shifrave të shitjeve të biletave, mbështetësit e Ganës ishin më të mëdhenj në numër sesa ata të Portugalisë.



Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore