Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Kush shiti më shumë fanela, Cristiano Ronaldo apo Leo Messi? Media britanike zbulon shifrat

Kush shiti më shumë fanela, Cristiano Ronaldo apo Leo Messi? Media

Ata ishin dy transferimet më të bujshme të kësaj vere! Lionel Messi pas 21 vitesh iku nga Barcelona dhe firmosi te PSG-ja. Ndërsa Cristiano Ronaldo vendosi të rikthehej te Manchester United, ekipi që u largua në vitin 2009.

Lëvizjet e tyre bënë që tifozët të çmendeshin për të pasur fanelat e reja, ndërsa nga mediat ky është komentuar si një duel tjetër mes dy ikonave të futbollit.

Deri më tani, është ylli portugez që kryeson sa i përket shitjes së fanellave. Sipas “Daily Mail” që nga data 2 Shtator, shitja e bluzës me numrin 7 e Cristiano Ronaldos ka sjellë të ardhura me vlerë 187.1 milionë paund.

Jo çuditërisht bluza e portugezit është ajo që po shitet më shpejt në Premier League. Kalimi i tij te “Djajtë e kuq” ka ndihmuar klubin që të ketë një rritje me 62% të shitjeve të fanelave, raporton Daily Mail.

Ndërkohë që fanela me numrin 30 e Mesit te parizienët, edhe pse doli në shitje tri javë më parë ka sjellë 103.8 milionë paund të ardhura, 83 milionë më pak krahasuar me shitjet e fanellës së portugezit.

“Pleshti”ka bërë vetëm një paraqitje për PSG-në, por parashikohet që shitjet e fanellës të shtohen sërish, kur të nisin emcionet e Ligës së Kampioneve.

Kwto dy shifra i tejkalojnë kostot e para për yjet. Tarifa fillestare e transferimit të Ronaldos para bonuseve ishte 12.9 milion paund, që do të thotë se shitjet e fanellës së tij janë 14 herë më shumë se ajo dhe kanë fituar 13.1 milion paund të ardhura për United tashmë, ndërsa pagesa e nënshkrimit të Messit prej 25 milion paund, pasi iu bashkua bashkatdhetarit Mauricio Pochettino në kryeqyteti francez.

Të dhënat e shitjes së fanelave zbulojnë gjithashtu se ajo e Ronaldos është çuditërisht më e shitura në historinë e Premier League dhe kërkimet në internet për 'fanellën e Ronaldos 7' janë rritur me 600% në krahasim me verën e kaluar.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore