Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Kush përfiton dhe kush “digjet” nga ardhja e Rangnick te Man. United

Kush përfiton dhe kush “digjet” nga ardhja e Rangnick te Man.

Ralf Rangnick u prezantua zyrtarisht si trajner i Manchester United, rol të cilin do ta mbajë deri në fund të sezonit, me misionin që të rikthejë “djajtë e kuq” në rrugën e duhur të rezultateve pozitive dhe të sigurojë minimalisht një vend në zonën Champions.

Tekniku gjerman ka bërë shumë mirë në të shkuarën me klube si Hoffenhaim e Leipzig, të cilët i ka marrë në nivele të ulëta dhe i ka shndërruar në skuadra të rëndësishme të Bundesligës, teksa përveç aftësive si trajner, shquhet edhe si një menaxher mjaft i mirë.

Megjithatë në Manchester jo të gjithë futbollistët janë të kënaqur nga afrimi i Rangnick, pasi disa prej tyre pritet të vuajnë zgjedhjet e gjermanit, i cili preferon shumë lojtarët e shpejtë e teknikë, përballë atyre që shquhen më së shumti për aftësitë e tyre fizike.

Donny Van de Beek, Bruno Fernandes dhe Jadon Sancho janë tre nga futbollistët që pritet të marrin prioritet nga Rangnick, pasi kanë cilësitë e duhura teknike për të ushtruar futbollin që gjermani dëshiron.

Fantazisti portugez ka qenë i padiskutueshëm edhe me Solskjaer në stol, ndërsa dy të tjerët kanë luajtur me pikatore dhe “fërkojnë duart” me Rangnick në pankinë, pasi pritet të shohin “dritë në fund të tunelit”.

E ndërkohë ata që pritet të vuajnë nën drejtimin e gjermanit, janë kapiteni Harry Maguire e mbrojtësi i majtë Luke Shaw, të cilët janë shumë të fortë fizikisht, por të ngadaltë dhe pa shumë cilësi në përdorimin e topit.

Mbetet për t’u parë si do të përshtaten me idetë e trajnerit të ri, megjithatë gjasat janë që të dy anglezët të përfundojnë shpejt në stol, duke pasur parasysh se nuk kanë cilësitë e duhura për të vënë në jetë futbollin që Rangnick do.

Një tjetër futbollist që pritet të ketë vështirësi me gjermanin është edhe Cristiano Ronaldo. Me 36 vite mbi supe, ylli portugez merr pjesë gjithmonë e më pak në lojën e ekipit dhe preferon kryesisht të hyjë në zonë për të shënuar.

Megjithatë kjo nuk është ajo që Rangnick dëshiron nga një sulmues. Pesë vite më parë, kur Ronaldo ishte vetëm 31-vjeç, Rangnick e ka cilësuar “shumë të vjetër”, ndërsa tani portugezi ka 36 vite mbi supe dhe mund të jetë tërësisht i papërshtatshëm për teknikun gjerman.

Ralf Ragnick pritet të nisë menjëherë punën për të drejtuar “Djajtë e kuq”, teksa debutimi është planifikuar për të enjten e 2 dhjetorit, në sfidën përballë Arsenalit në “Old Trafford”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore