Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Kuq e zi deri në fund, Ibrahimovic nënshkruan me Milanin deri në moshën 40-vjeçare

Kuq e zi deri në fund, Ibrahimovic nënshkruan me Milanin deri në

Edhe pse po mbush 39-vjeç, sulmuesi suedez, po vazhdon në ritme të larta për të udhëhequr Milanin drejt një ecurie fantastike në Serinë A.

Loja e Ibrës, ka bindur drejtuesit e kuqezinjëve që ai të qëndrojë më gjatë dhe tashmë e kërkojnë me ngulm edhe për sezonin e ardhshëm.

Bëhet me dije se është dhënë konfirmimi edhe nga suedezi, që e ka pranuar bashkëpunimin e mëtejshëm me Milanin.

Rroga do të jetë e dyfishuar pasi sulmuesi do të përfitojë 6 milionë euro nga 3 që përfiton aktualisht, ndërsa në tryezë është edhe mundësia për të marrë një post të rëndësishëm te Milani pas dy vitesh.

Në fund të fundit, Ibra e ka pranuar gjithmonë që Milani është shtëpia e tij.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore