
Kupa/ Milani kualifikohet me penallti, pret fituesin mes Interit dhe Fiorentinës

Milani është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Italisë dhe pret të mësojë sot rivalin, pas përballes Inter-Fiorentina. Mund të ketë një derbi, por kjo vendoset në fushën e blertë dhe në kampion kuqezi për momentin fokusin e kanë te kampionati.
Në këtë ndeshje e rëndësishme ishte se Ibrahimoviç u fut që në minutat e para në lojë, por që trajneri Pioli u detyrua ta ndërronte në pjesën e dytë të lojës.
Trajneri Stefano Pioli ka folur pas ndeshjes me Torinon, që kuqezinjtë e kaluan pas gjuajtjes së penalltive. “Nuk mund të mos jem i kënaqur me ndeshjen, pasi ishte e katërta në nëntë ditë. Në asnjë moment nuk na ka munguar shpirti i garës dhe intensiteti.
Është për të ardhur keq që nuk e fituam brenda 90 minutave, por gjithsesi treguam cilësi. Nuk është e lehtë t’i kthesh në gola pesë penalltitë”, u shpreh fillimisht trajneri i kuqezinjve në Milan TV, ndërkohë që vijoi diskutimin.
“Ne besojmë në cilësitë tona. Gjithmonë mendojmë pozitivisht gjatë ndeshjeve dhe qëndrojmë të përqendruar. Ndeshjet janë të vështira dhe të komplikuara, ndaj ju duhet ai lloj besimi”, përfundoi Stefano Pioli, i cili po drejton me sukses Milanin prej sezonit të shkuar.




Një gol mahnitës shpallet konkurrent që tani për çmimin Puskas (VIDEO)
Historia e plotë >




Çfarë do të ndodhë tani me Mike Pence?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Kryebashkiaku i Tropojës bën autogol: Pas tenderit që i dha kushëririt, ...
Historia e plotë >
Ekipi i Bashës në 12 qarqe: Riciklim i “njerëzve hije” të Berishës
Historia e plotë >
TABELA/ Si ta dallojmë nëse prekemi nga gripi apo Covid?

Shoqëria civile kundër hapjes së shkollave: Fëmijët në rrezik nga Covid, mungon plani i masave

Rëndohet gjendja, mjeku i infektuar me Covid në Bulqizë sillet në Tiranë
Biznes

Vendimi i parë i Kushtetueses, kthen mbrapsht kërkesën e një biznesi
Historia e plotë >

Risku nga katastrofat, BB: Tërmeti dhe COVID-19 çojnë varfërinë 8 vite pas
Historia e plotë >
