Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Kupa e Shqipërisë/ Bylisi shtang Tiranën, fiton me përmbysje sfidën e parë

Kupa e Shqipërisë/ Bylisi shtang Tiranën, fiton me përmbysje

Ecuria e fitoreve të Tiranës në kampionatin e Superligas është ndërprerë pas një humbjeje pasditen e sotme.

Bylisi ka fituar me përmbysje në sfidën e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Një përmbysje e thjeshtë për ballshiotët që ngjall dyshime të shumta.

Pjesa e parë u fitua nga bardheblutë me rezultatin 0-1, ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës, skuadra e Egbosë doli totalisht jashtë kontrollit, duke pësuar 2 gola mjaft të thjeshtë.

Në sekondat e fundit të lojës, Bylisi kishte shansit e artë për të zgjeruar më tej avantazhin, por Goxhaj gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Takimi i kthimit zhvillohet pas dy javësh në kryeqytet. Ndërkaq, në 20:45 minuta të mbrëmjes, në “Elbasan Arena” është rradha e përballjes mes Kukësit e Teutës, dy skuadra që dëshirojnë t’i shkojnë deri në fund këtij kompeticioni.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore