Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Kupa e Italisë/ Juventusi vuan, 'i panjohuri' i jep fitoren Zonjës së Vjetër

Kupa e Italisë/ Juventusi vuan, 'i panjohuri' i jep fitoren

Juventusi siguroi kualifikimin më tej në Kupën e Italisë mes vuajtjeve. Bardhezinjtë e Andrea Pirlos mposhtën 3-2 Genoan në shtëpi, duke kaluar në çerekfinalet e Kupës, ndërsa ndeshja zgjati plot 120 minuta.

Të dy ekipet paraqisnin shumë ndryshim e në formacion, por kampionët e Italisë e fillojnë ndeshjen shumë mirë, me golin në minutat e para të Kulusevskit.

Ndeshja duket e përfunduar kur Morata dyfishon rezultatin me një kundërsulm të bukur në minutën 23, por zhvillimi i ndeshjes flet ndryshe.

Genoa zgjohet dhe pak minuta më vonë ul diferencën me një goditje me kokë të Lennart Czyborra, dhe më pas mban rezultatin të “ngrirë” duke u mbrojtur nga sulmet e shumta të Juventusit.

Surpriza e madhe vjen në minutën 74, kur Filippo Melegoni barazon me një goditje fantastike që shtang një Buffon jo pa përgjegjësi.

Juventusit tashmë me Cristiano Ronaldon në fushë i duhet koha shtesë dhe tuniziani 21-vjeçar Hamza Rafia që luan zakonisht me ekipin e dytë për të kaluar në avantazh, dhe më pas mbrohet nga sulmet e një Genoa tejet dinjitoz.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore