Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Kupa e Anglisë/ Arsenal fiton me përmbysje derbin londinez përballë Chelsea-t (VIDEO)

Kupa e Anglisë/ Arsenal fiton me përmbysje derbin londinez

Arsenal ka fituar Kupën e Anglisë pasi ka mundur 2-1 në Wembley Chelsea-n.

Derbi londinez nisi me një gol nga lojtarët e Chelsea-t që kaluan në avantazh që në minutën e '5 me Pulisic.

Ky i fundit është amerikani i parë që shënon në një finale të Kupës së Anglisë. 

Megjithatë festa e bluve nuk zgjati shumë pasi në minutën e 28-të me penalltinë e e kthyer në gol nga Aubameyang, topçijtë gjetën ekuilibrat.

Ishte sërish po Aubameyang që me një driblim të bukur në zonë i dha dhe golin e fitores Arsenalit në minutën e 67-të.

Rezultati ka mbetur i pandryshuar deri në fund, me Chelsea-n që e ka mbyllur ndeshjen me 10 lojtarë pas kartonit të dytë të verdhë të marrë nga Kovacic në minutën e 73-të.

Ky ka qenë triumfi i 14 i Arsenal-it në Kupën e Anglisë. 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore